ARKATANA

Behgjet Pacolli është në pushime me familjen – s’heq dorë nga politika

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Pacolli, aktualisht është në pushime me familjen e tij, ndërsa me interes është duke përcjellë zhvillimet politike në vend.

Përkundër faktit që Presidenti i AKR’së, Behgjet Pacolli, nuk është parë në publik që nga shpallja e rezultateve të zgjedhjeve, duket se ai po përcjellë me interes zhvillimet politike në vend.

Këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Pacolli, aktualisht është në pushime me familjen e tij, ndërsa me interes është duke përcjellë zhvillimet politike në vend.

Zyberaj ka shtuar se AKR është duke bërë riorganizimin brenda partiak.

Hidromorava

Për mungesën e Pacollit, Zyberaj ka shkruar se është e dukshme mos prezenca e tij, duke shtuar se Pacolli në vazhdimësi ka shërbyer si katalizator i evitimit të krizave që mbi të gjitha rrezikojnë stabilitetin e vendit.

Lexojeni të plotë shkrimin e tijj në facebook:

“Zoti Behgjet Pacolli aktualisht është në pushime me familjen, ndërsa me interes është duke përcjellë zhvillimet politike në vend.Gjithashtu, ai ka përcaktuar edhe kriteret e analizës së brendshme që është duke ndodhur në AKR, si parahyrjenë procesin e riorganizimit partiak.Është obligim i zotit Pacolli që të vazhdojë t`i ofrojë Kosovës tërë kapacitetin e tij në procesin e ndërtimit të shtetit dhe zhvillimit ekonomik.

Natyrisht, është e dukshme që vërehet mungesa e tij në tërë këto zhvillimet e fundit, ngase në vazhdimësi ka shërbyer si katalizator i evitimit të krizave që mbi të gjitha rrezikojnë stabilitetin e vendit.”/express/