UBT

Bëhet pishman Vetëvendosja, nuk e përjashton mundësinë e ribashkimit me AAK-në dhe Nismën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

“Ne mendojmë që është i mundur ribashkimi i opozitës. Opozita kur është bashkuar është bashkuar në rezistencë kundër demarkacionit dhe asociacionit. Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të bashkëpunojë më këto për t’i ndaluar këto marrëveshje”, ka deklaruar Hyseni.

Marrëveshja e demarkacionit në versionin aktual është e papranueshme dhe rrjedhimisht ne do të mobilizohemi dhe do ta bëjmë të pamundurën që ta ndalim ratifikimin e kësaj marrëveshje”. Kështu është shprehur anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Zgjim Hyseni në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel.

“Është e pakuptueshme se si qeveria po insiston ta ratifikojë demarkacionin në këtë formë kur e kemi parasysh që edhe vet pala tjetër (Mali i Zi) ka shprehur gatishmëri që ta rishikojë këtë marrëveshje”, ka thënë Hyseni.

Ai ka thënë se demarkacioni duhet të kundërshtohet si brenda kuvendit ashtu edhe jashtë tij.

“Është rrit mundësia që me kthimin e demarkacionit në kuvend të kthehet edhe gazi lotsjellës”, ka thënë ai duke shtuar se opozita rreth këtyre dy kauzave do të vazhdojë të mbetet e bashkuar.

Uji Dea

Hyseni nuk e ka përjashtuar mundësinë e ribashkimit të opozitës para zgjedhjeve të reja nacionale.

“Ne mendojmë që është i mundur ribashkimi i opozitës. Opozita kur është bashkuar është bashkuar në rezistencë kundër demarkacionit dhe asociacionit. Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të bashkëpunojë më këto për t’i ndaluar këto marrëveshje”, ka deklaruar Hyseni.

Hapi i parë që garanton që mund të ecë procesi mbarë i demarkacionit, sipas tij, është një veprim i qeverisë i cili tregon që ata janë në gjendje të tërhiqen nga marrëveshja aktuale

Hyseni ka treguar nëse Vetëvendosje ka kontakte apo jo me AAK-në dhe NISMA-n siç ka folur edhe për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme. Po ashtu ai ka treguar nëse do të zgjidhet apo jo kryetari i ri i Vetëvendosjes në procesin zgjedhor në të cilën ndodhet kjo Lëvizje./Tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.