GRANDEMALL

Bëhet kategorizimi i pjesëmarrësve në luftën e UÇK-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut dhe anëtari i Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit, invalidit dhe veteranit të UÇK-së, Sadik Halitjaha, ka deklaruar se zyra ligjore ka përgatitur formularin për përcaktimin e kritereve të veteranit të luftës së UÇK-së, i cili do të quhet “Luftëtar i Lirisë”.

Halitjaha, i cili është edhe anëtar i kryesisë së Zyrës Ligjore ka thënë për Kosovapress se po bëjnë përpjekje që së shpejtim të procedojnë në Kuvendin e Kosovës një projektligj, i cili parasheh që veterani i luftës të quhet “Luftëtar i Lirisë”.

Sipas tij, kategorizimi i luftëtarëve të lirisë të bëhet me këto kritere, Luftëtar i Lirisë, Pjesëtar i Luftës, Ushtar i Mobilizuar i luftës dhe Kontributdhënës i luftës.

Mobi Casa

“Ky mbase është një status meritor i kategorive të dala nga lufta. Kisha apeluar që mediat të trajtojnë me konsideratë këtë çështje të ndjeshme në mënyrë që mos prekim emocionet e familjareve. Për ne ky kontribut është tejet i respektuar dhe ngadalë, por sigurt po e gjen vendin e duhur dhe meritor, sepse kjo është pjesa e historisë sonë të lavdishme që ka ndodhur në vitet 1997-1999”, ka thënë Halitjaha.

Kohë më parë statusi për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së është i rregulluar me ligj për këto dy kategori të dala nga Lufta Çlirimtare. /Kosovapress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.