Eko Higjiena

Bëhet gati Burgu i Pasjakit, Artana do ta ndërtojë infrastrukturën e nevojshme

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Komuna Novobërdës në periudhën e ardhshme do të punoj në realizimin e ndërtimit të infrastrukturës komplete e cila është e nevojshme për funksionimin normal të burgut në Pasjak.

Kryetari i Komunës së Novobërdës, Svetisllav Ivanoviq dhe Nënkryetari i Komunës për Komunitete, Bajrush Ymeri kanë biseduar me përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë nga Prishtina.

Fundamenti

Tema e takimit ka qenë fillimi i punës së burgut në fshatin Pasjak në Komunën e Novobërdës.

Në këtë takim janë dakorduar që komuna e Novobërdës në periudhën e ardhshme të punoj në realizimin e ndërtimit të infrastrukturës komplete e cila është e nevojshme për funksionimin normal të burgut në Pasjak./rajonipress/