Mobi Casa

Bëhet e kalueshme rruga Pograxhë – Dobrosin – Stublinë

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Pas borës së mbrëmshme që ka ra dhe sot shumë fshatrat kufitare kanë pasur probleme në qarkullim. Të dielën kompania “Elbau” ka hapur pothuajse shumicën e rrugëve të brezit kufitar.

Kompania “Elbau”a hapur rrugën Gjilan – Pograxhë – Dobrosin – Stublinë. Bora kishte bërë të pamundur pothuajse kalimin sot herët në mëngjes, megjithatë “Elbau” është treguar korrekte dhe qysh në orët e paradites i ka hapur pothuajse të gjitha rrugët e brezit kufitar.

Mobi Casa

Rruga më e qarkullueshme Pograxhë – Dobrosin – Stublinë është bërë e kalueshme dhe automjetet lëvizin pa telashe të theksuara./rajonipress/