UBT

Bëhen vlerësimet e tokës në fushën e futbollit në Gjilan

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Për futbollin e qytetit në Gjilan që nga sot fillon etapa e ndërtimit të stadiumit në Gjilan, lajm i pritur tani e një kohë të gjatë nga futbolldashësit Gjilanas.

Në koordinim me Komunën e Gjilanit dhe Ministrisë së Sporteve, stadiumi i qytetit në Gjilan pritet të fillon të ndërtohet në fillim të muajit prill.

Sot në stadiumin e qytetit në Gjilan makineritë të cilat bëjnë vlerësimin e tokës se sa është e fortë kanë filluar testin e çdo pjese të fushës.

Kompania Unikos Projekt nga Prishtina, e cila do t`i kryen punimet gjatë tërë javës pritet të vlerësoj se sa është toka në stadium e fortë.

Mobi Casa

Inxhinieri Isuf Syla i cili përcjell çdo punim të vlerësimit të tokës lidhur me fillimet e punës theksoi.
“Që nga sot kemi filluar punimet në çdo pjesë të fushës do të bëjmë vlerësimin dhe shqyrtimin e tokës, do të bëjmë 13-të shpurje të tokës gjerë në 10 metra, të gjitha punimet do t`i përfundojmë brenda 5-6 ditëve ndërsa pas 14 ditëve do të jepen rezultatet nga laboratori në bazë mostrave të cilat i nxjerrim nga toka, por në bazë të asaj çka mund të vërehet në fillim kemi të bëjmë më një tokë mesatare.

Koordinatori i sporteve në Komunën e Gjilanit Malazog Hoxha lidhur me fillimin e punimeve në stadium ishte mjaft i emocionuar.

“Po bëjmë një hap historik për gjeneratat e ardhshme, punimet do të fillojnë nga muaji Prill, na kanë mbetur edhe pak detaje të vogla dhe gjithçka do të jetë sipas projektit të cilin e kemi paraparë”, thekson Hoxha./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.