United Hospital

Begzat Ibishi “begi”, 18 vjet besnik i FC Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Është thënë shumë herë se mosha dhe dashuria ndaj futbollit nuk njeh kufi këtë thënie e ka vërtetuar edhe kapiteni i FC Kosovës Begzat Ibishi i cili tani e
18 vite djersit fanellën kuq e zi të FC Kosovës.

“Begi”, siç e thërrasin të gjithë i dashur në mesin e futbollistëve me nostalgji tregon fëmijërinë e tij.
“Futbollin gjithmonë e kam pasur pasion por në rinin time për shkak rrethanave dhe angazhimeve nuk kam mundur të merrem me futboll profesionist, por këtë dëshirë e plotësova tani e 18 vite FC Kosova”, 43 vjeqari Ibishi edhe pse në këtë moshë jep një kontribut të jashtëzakonshëm në klubin e tij ku sipas tij është familja e dytë e tij.

“Jo vetëm për mua por për të gjithë bashkëlojtarët e mijë FC Kosova është shtëpia dhe familja e dytë këtu mbretëron një frymë vëllazërore duke filluar nga presidenti, trajnerët e futbollistët tek ne nuk ka enigma, gëzimet dhe hidhërimet i ndajmë së bashku dhe jam shumë i lumtur dhe krenar që i takoj këtij mjedisi” shprehet “begi”.

HW

Se kur do ta braktisë futbollin Ibishi në shaka thekson.”Unë nuk e kam ndërmend ta braktis e ndoshta topi “maxhik”, i futbollit më braktisë mua të ndahesh nga ky mesë është sikur të shkëputet një pjesë e jetës kështu un do të vazhdoj ende t`i qëndroj shtëpisë së dytë timen FC Kosovës”.

Ibishi ka bërë të ditur se është i lumtur që edhe futbolli i Kosovës ka talent të mëdhenj të futbollit, por duhet përkrahur dhe infrastruktura e futbollit të rregullohet sa më shpejt./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.