Begzad Sinani takon përfaqësuesit e KEDS-it
Kamenicë – Begzad Sinani ka pritur në një takim përfaqësuesit e KEDS-it, Avni Alidemajn, drejtor i sistemit të operimit në nivel të Kosovës, dhe drejtorin e distriktit regjional të KEDS-it Ramadan Ahmetin.
Ata shprehën gatishmërinë e kompanisë së tyre për bashkëpunimin me komunën e Kamenicës,si dhe të njoftohen me planin zhvillimor e urbanistik të komunës, ku do të informoheshin se kah do të shtrihet qyteti dhe zona industriale, në mënyrë që investimet e KEDSIS-it, të jenë në përputhje me planin e komunës.
Mysafirët, e njoftuan kryetarin e komunës me projektet që do t’i realizojnë në komunën e Kamenicës si: zëvendësimi i shtyllave të drurit të tensionit të ulët me shtylla të betonit dhe rrjeti, ndërrimi i atyre shtyllave të tensionit të lartë që paraqesin rrezik për tu rrëzuar, vendosja e disa trafostacioneve të reja për këto vend vendbanime: Hodonoc, Busavatë Kamenicë, Koretin poashtu edhe disa projekte të vogla.
Kryetari Sinani premtoi se komuna e Kamenicës do të bashkëpunoj me KEDS-in, dhe do të siguroj pjesëmarrje në realizimin e disa projekteve që janë më se të domosdoshme./rajonipress/


