ARKATANA

Begzad Sinani realizon takime të rëndësishme në Turqi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani po qëndron për vizitë në shtetin e Turqisë me qëllim të thellimit të bashkëpunimit me dy Komuna atë të Bursës dhe Komunën e Kemajl Pasha.

Sinani tha për rajonipress se Kosova e konkretisht Komuna e Kamenicës është një vend i favorshëm për biznes dhe investime nga biznesmenët Turq, raporton rajonipress.

Ai tha se i ka ftuar ata që në një të ardhme të vizitojnë Komunën e Kamenicës dhe të shohin nga afër vendin tonë, kurse ne si Komunë jemi të gatshëm të ofrojmë gjithçka që është e nevojshme për fillimin e investimeve.

ARKATANA

Kryetari i Bursës Rexhep Altepe falënderoi për vizitën e Sinanit dhe ndër të tjera tha se lidhjet mes popullit turk dhe atij shqiptarë ekzistojnë me shekuj.”Ne kemi shqiptar shumë të suksesshëm në qytetin e Bursës dhe janë të integruar në shtetin tonë ,por edhe shumë investitor Turq që kanë filluar të investojnë në shtetin e juaj në Kosovë. Ne jemi të interesuar dhe ju japim mbështetje në arsim, bujqësi dhe investime tjera në Komunën tuaj. Ne me bashkëpunëtorë dhe biznesmen do ju vizitojmë dhe të shohim nga afër se çka mund të bëjmë” ka thënë Altepe.

Në vazhdën e takimeve Sinani vizitoi edhe Odën ekonomike të Turqisë dhe qytetin e Kemajl Pasha me të cilin qytet janë të binjakëzuar. Po ashtu u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Edhe Shoqata Kosovare në Turqi për nder të 6 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës kanë organizuar një program kulturor-artistik, ku pjesëmarrës ishin edhe zëvendëskryeministri Begjet Pacolli, Ministri Diasporës Ibrahim Makolli, zv Ministri i Arsimit Nehat Mustafa me zyrtar nga Ministria Arsimit, Kryetari Kamenicës Begzad Sinani, Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, kryetari i Obiliqit Qazim Gashi me bashkëpunëtorë. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.