UBT

Begzad Sinani përballet me akuzat e EULEX-it

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Begzad Sinani ish kryetar i komunës së Kamenicës së bashku me Selami Zylfiun zyrtar certifikues e Hasan Keqmezin ish menaxher i zyrës së prokurimit akuzohen nga ana e EULEX-it për keqpërdorim të detyrës zyrtare , ku në cilësinë e kryetarit Sinani ka kryer shpenzime të reprezentacionit dhe shpenzime tjera pa i zbatuar procedurat e prokurimit. Begzad Sinani thotë për rajonipress se akuzat e EULEX-it kanë qëllim që të dëmtojnë reputacionin e kuadrove të PDK-së.

Begzad Sinani të mërkurën në Gjykatën Themelore të Gjilanit do të përballet me një trup gjykues të EULEX-it që kryesohet nga Anna Adamsak Gallant.

Sinani akuzohet nga Prokuroria Speciale e EULEX-it për keqpërdorim të detyrës zyrtare raporton rajonipress.

Sipas hetimeve që janë nisur duke u bazuar nga një kallëzim penal që ka dorëzuar në ish Prokurorinë e Qarkut në Gjilan , Agjencioni Antikorrupsion, Sinani së bashku me Selami Zylfiun dhe Hasan Keqmezin dyshohen për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas kallëzimit penal që ka ngritur Agjencioni Antikorrupsion e që është bazuar kryesisht aktakuza e Prokurorisë Speciale të Kosovës thuhet se Begzad Sinani ka kryer shpenzime të reprezentacionit dhe shpenzime tjera pa i zbatuar procedurat e prokurimit.

Mobi Casa

Aktakuza është ngritur edhe ndaj Selami Zylfiut zyrtar certifikues dhe Hasan Keqmezi ish menaxher i zyrës së prokurimit.

Edhe Zylfiu e Keqmezi thuhet se kanë zbatuar vendime e pagesa në kundërshtim me rregullat financiare dhe udhëzimet e thesarit. AAK ka paraqitur si prova raportin e auditorit i cili përmban shumë fatura të zbatuara pa zotim paraprak të mjeteve.

Por, Begzad Sinani i kontaktuar nga rajonipress tha se EULEX-i me këtë aktakuzë e cila pos që po zhvillohet në prag të fushatës ku unë jam kandidat për kryetar të Kamenicës synim ka që të dëmtojë reputacionin e kandidatëve të PDK-së. “Pse në këtë kohë ky gjykim, pse në këtë kohë e tërë kjo zhurmë kur rasti është nisur që nga viti 2009” thotë Sinani.

Sinani tha se i ka duart e pastra në këtë lëndë dhe se nesër do të kërkojë shtyrjen e gjykimit sepse nuk ka rrethana për të zhvilluar normalisht procesi gjyqësor.

Ndryshe në këtë proces gjyqësor pritet të dëshmojë edhe Shaip Surdulli si përfaqësues zyrtar nga Kuvendi Komunal i Kamenicës. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.