Fundamenti

Begzad Sinani nuk dorëzohet, del në brezin kufitar për fundvit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Begzad Sinani ka gjetur një formë interesante për të kaluar festën e fundvitit. Ai ka shkuar në brezin kufitar në Karaqevë ku edhe i uron qytetarëve të Kamenicës ndërrimin e moteve.

Begzad Sinani edhe pse nuk ka marrë pjesë në asnjë protestë që ka organizuar Karaqeva në mbrojtje të vijës kufitare, kjo nuk e ka penguar që natën e Vitit të Ri të marrë guximin dhe të bëjë foto pikërisht në Karaqevë, duke treguar kështu interesimin që ai do të shpreh për vitin 2016.

Uji Dea

“Gëzuar nga brezi kufitar Kosovë – Serbi. Ndërrimin e moteve prita në vijën rrugore Novosellë – Karaqevë e Poshtme” ka shkruar Sinani./rajonipress/