KKVITI

Begzad Sinani në vend të Lulzim Canajt

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Kryesia qendrore e PDK-së në bashkëpunim edhe me Emin Krasniqin kanë nominuar në momentet e fundit Begzad Sinanin kandidat për kryetar të Komunës së Kamenicës. Basri Musmurati tha se ky ndryshim ka ardhë në konsultim me kryesinë qendrore dhe degën e Kamenicës.

Lulzim Canaj një kuadër shumë me autoritet dhe i ngritur intelektualisht nuk e ka marrë vizën që të jetë kandidat për kryetarë në Kamenicë nga radhët e PDK-së.

Thaçi dhe PDK-ja në Kamenicë megjithatë janë orientuar për Begzad Sinanin i cili në zgjedhjet e fundit ka pësuar fiasko raporton rajonipress.

Basri Musmurati koordinator në PDK tha për rajonipress se edhe pse është propozuar Lulzim Canaj nga vet Emin Krasniqi për kandidat për kryetar në Kamenicë , megjithatë kryesia qendrore dhe vet Hashim Thaçi në momentet e fundit e kanë nominuar Begzad Sinanin ish kryetar i degës së PDK-së dhe ish kryetar komune.

Eco Higjiena

Emin Krasniqi kur e kishte propozuar Lulzim Canajn për kandidat ka deklaruar se ka qenë i vetmi që ka sjellur projekt konkret.

Megjithatë tani dihen kandidatët për kryetar në Kamenicë. Begzad Sinani do të garojë përballë Shaip Surdullit, Lulzim Lecit e të tjerëve.

Aktualisht PDK-ja nuk ka mundur ta sqarojë ende kandidatin në Viti. /rajonipress/