FITORJA

Begzad Sinani në krye të AZHR Lindje

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Me unanimitet të plotë, Bordi vendosi që Kryetari i Kamenicës, Begzad Sinani të caktohet Kryesues i Bordit të AZHR – Lindje për mandatin e ardhshëm njëvjeçar. Sinani ndërkaq shprehi gatishmërinë që përgjatë kohës së kryesimit të tij të bashkëpunojë me Komunat partnere, AZHR – Lindjen, zyrën e BE-së, institucionet qeveritare dhe të gjithë akterët tjerë relevant në rajon.

Në takim ishin te pranishëm Kryetarët e Komunave të: Ferizajit, Kaçanikut, Vitisë, Hanit të Elezit, Kllokotit, Novobërdës, Kamenicës dhe Parteshit sikur dhe Nënkryetarët e Komunave të Gjilanit, Ranillugut dhe Shtërpcës të cilët përfaqësuan kryetarët e Komunave përkatëse.

Në takimin e bordit të partnerëve të AZHR – Lindje, përveç Kryetarëve të Komunave nga rajoni Lindje, i pranishëm ishte edhe Shefi i Sektorit të Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së në Kosovë, Christof Stock. “Zyra e BE-së ne Kosovë do të vazhdojë të ndihmoj këtë rajon përmes granteve të ndryshme të lansuara nga zyra jonë. Unë ju inkurajojë që të bashkëpunoni me projekte të përbashkëta zhvillimore në fondet e lansuara nga zyra e BE-se ne Kosovë”, tha Stock.

Uji Dea

Ai përmendi skemat e ndryshme të granteve të Bashkimit evropian në Kosovë, si atë të Zhvillimit Ekonomik rural të njohur si EURED, Bashkëpunimit ndër-kufitar, skemën e granteve “Kosova e Bukur” si dhe shumë grante të tjera ku komunat kanë të drejtë aplikimi.

Almir Hyseni, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë për Zhvillim Rajonal Lindje njoftoi kryetarët e komunave se të gjitha aktivitetet e parapara në planin e punës janë zbatuar me sukses dhe i njoftoi Kryetarët e Komunave për aktivitetet që do t’i ndërmarrë Agjencia për të ndihmuar Komunat, OJQ-të dhe komunitetin e biznesit për të absorbuar sa më shumë grante për projektet zhvillimore ne rajon.

Hyseni prezantoj të gjitha grantet e lansuara nga zyra e BE-së sikur dhe mori mbështetjen e komunave për aktivitetet e AZHR Lindje sa i përket mbështetjes që do t’u ofrojë AZHR – Lindje komunave në hartimin e projekt propozimeve në këto grante. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.