Begzad Sinani i gatshëm të përkrah komunitetin rom
Kamenicë – Në një takim që ka zhvilluar Begzad Sinani me zv.ministrin e ministrisë për komunitete Jollxhi Shala është shprehur gatishmëria e komunës së Kamenicës për të përkrahur komunitetin rom në realizimin e disa projekteve në infrastrukturë.
Mirëpo, dëshira e komunës së Kamenicës lidhet edhe me buxhetin e kufizuar. “Për shkak të buxhetit të limituar të komunës, është e nevojshme mbështetja, edhe nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, si dhe donatorët tjerë” ka thënë Sinani.
Sinani, kërkoi nga zyrtari i zyrës për komunitete, Bajrush Kryeziu, që brenda një kohe sa më të shkurtër të përgatisë një listë me kërkesa nga komuniteti rom, e cila do dërgohet në Drejtorisë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, për t’i përgatitur para masatë dhe parallogaritë.
Kurse Jollxhi Shala, u interesua që në ndarjen e bursave të përkrahen studentët nga ky komunitet.
Nënkryetari për komunitete, Dragisha Saviq, foli për disa probleme me të cilat ballafaqohen komuniteti rom në komunën e Kamenicës.
Ndërsa nënkryetari, Fatmir Matoshi, foli për disa projekte të realizuara nga të cilat edhe romët janë përfitues. “Komuna e Kamenicës do ta vazhdoj bashkëpunimin e mirë që e ka me këtë ministri” tha Matoshi./rajonipress/


