RCCOLA

​Begaj: Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës është i patjetërsueshëm

/ 2 minuta lexim

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka folur për zhvillimet e fundit në Kosovës dhe tensionet e kohëve të fundit në veri.

Ai ka deklaruar se siguria e Kosovës është shumë e rëndësishme për sigurinë e Shqipërisë, të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës.

Sipas tij, çdo tensionim i situatës në veri të Kosovës mund të cenojë sigurinë e Ballkanit perëndimor dhe të vetë Evropës.

Mobi Casa

“Siguria e Kosovës është shumë e rëndësishme për sigurinë e Shqipërisë, të Ballkanit Perëndimor dhe të vetë Evropës. Çdo tensionim i situatës në veri të Kosovës mund të cenojë sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe të vetë Evropës. Shqipëria është gjithmonë promovuese dhe përforcuese e zërit të Kosovës, kudo në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Begaj në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Ai tutje ka shprehur mbështetjen për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, ndërsa ka shtuar se “sovraniteti dhe integriteti territorial është i patjetërsueshëm”.

“Ne mbështesim fuqimisht dialogun midis Kosovës dhe Serbisë për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me njohje të ndërsjelltë dhe me respektim të minoriteteve sipas kushtetutës së Republikës së Kosovës. Një gjë është e sigurt. Sovraniteti dhe integriteti territorial është i patjetërsueshëm”. /Telegrafi/