Eko Higjiena

Begaj reagon pasi Kosova mori rekomandim për anëtarësim në KiE: Arritje e merituar!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me rekomandimin e Komitetit Politik të APKiE për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, Begaj thotë se hapi i parë i Kosovës drejt Këshillit të Evropës është një arritje e merituar për Kosovën.

Begaj thotë se kjo arritje dëshmon përkushtimin e palëkundur politik të Kosovës ndaj vlerave dhe standardeve evropiane.

“Arritje e merituar e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës. Kjo dëshmon përkushtimin e palëkundur politik të Kosovës ndaj vlerave dhe standardeve evropiane”, shkruan Begaj në Facebook.

Fundamenti

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miratoi sot me 31 vota pro, raportin e përgatitur nga Dora Bakoyannis që i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

.Gjatë punimeve, zv/presidentja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Blerina Gjylameti nënvizoi seRaporti gjithëpërfshirës e bën këtë dokument një moment historik që vendos themelet për një Kosovë të vërtetë, të shëndoshë dhe të begatë, të bazuar në parimet e Këshillit të Evropës për demokraci, sundim të ligjit dhe të drejtat e njeriut.

“Kosova ka dhënë një shembull të jashtëzakonshëm duke u përpjekur që të jetë pjesë e vlerave thelbësore të Këshillit të Evropës, edhe pse skepticizmi dhe ngurrimi e kanë mbajtur peng të qëndrimit të saj në pragun e kësaj Organizate për kaq shumë kohë. Ne kemi detyrën dhe mundësinë vendimtare për ta korrigjuar atë tani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.