Uji Dea

Begaj para Osmanit e Kurtit: T’i luftojmë përçarjet brenda vetes, të mbështetemi te partnerët strategjikë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj në fjalën e tij me rastin e 145 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit ka thënë se kombi shqiptar duhet të mbështetet te partnerët e vet strategjik.

Begaj, i cili është zyrtari më i lartë i Shqipërisë që ka ardhur në Prizren për këtë ngjarje, para Presidentes Vjosa Osmani e Kryeministrit Albin Kurti, ka folur për luftimin e përçarjeve dhe unitet politik.

RCCOLA

“Jemi me fat që të parët tanë, përveç gjuhës e kulturës na kanë trashëguar edhe miqësitë e vjetra e partnerë strategjikë të besueshëm, tek të cilët mund dhe duhet të mbështetemi kurdoherë. Jo çdo gjë ka qenë e lehtë por e ardhmja e kombit tonë do të jetë gjithnjë e më e begatë nëse ne luftojmë ndasitë dhe përçarjet mes vetes tonë, mes njëri tjetrit, nëse ne ruajmë boshtin tonë moral, nëse nuk harrojmë të shkuarën nëse e përçojmë te brezi i ri vlerat e atdhedashurisë dhe miqësisë, vlerat e paqes dhe unitetit”, ka theksuar Begaj./Express/