UBT

Begaj flet për situatën në veri: Kam shprehur mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën, sovraniteti është i padiskutueshëm

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Në konferencën e përbashkët me homologun e tij estonez, presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj foli dhe për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Ai tha se që prej nisjes së incidenteve e deri më tani ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet atje, komandantin e KFOR dhe presidentë të tjerë të rajonit.

Fundamenti

“Komunikimi im me Kosovën është i vazhdueshëm, me autoritetet më të larta, me komandantin e KFOR dhe me presidentët rajonalë. Kam shprehur mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën dhe kam vënë theksin te zbatimi i marrëveshjeve të dakordësuara publikisht, e përsëris që për mua sovraniteti i Republikës së Kosovës është i padiskutueshëm dhe ndërtimi i institucioneve demokratike atje është i domosdoshëm”.

“Kam bërë një thirrje vëllazërore për autoritetet e Kosovës që të kenë durim, maturi dhe duhet të koordinohen me partnerët tanë strategjikë. Dhuna nuk është zgjidhja, konflikti i dhunshëm nuk duhet të jetë asnjëherë opsion, i vetmi opsion duhet të jetë dialogu”, u shpreh Begaj./Tv Klan