Begaj dhe presidenti polak flasin për rolin strategjik të Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është shprehur i kënaqur që e ka vizituar sot Poloninë me ftesë të presidentin polak, Andrzej Duda.
“Si kombe që ndajnë historinë dhe vlerat e forta evropiane, ne festuam etapa të rëndësishme dhe diskutuam forcimin e lidhjeve tona dypalëshe, integrimin e Shqipërisë në BE dhe rolin strategjik të Kosovës” shkroi Begaj.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Në Varshavë, me ftesë të Presidentit Andrzej Duda.
Si dy vende me histori të ngjashme dhe vlera të forta evropiane, festuam arritje të rëndësishme dhe diskutuam për forcimin e lidhjeve tona bilaterale, integrimin e Shqipërisë në BE, si dhe rolin strategjik të Kosovës.
Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Polonisë të dedikuar drejt thellimit të marrëdhënieve tona politike dhe ekonomike.