Befasuese – Trajneri i Gjilanit Sadullah Ajeti jep dorëheqje
Gjilan – Pas fitores spektakulare nëpërmjet penaltive skuadra e Gjilanit arrin pas tri vitesh të rikthehët në Superligën e Kosovës, duke e mposhtur Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat 4-3. Me të përfunduar ndeshja pas 120 minuta Trajneri i Skuadrës së Gjilanit Sadullah Ajeti jep dorëheqje.
Ajeti që nga java e 21 kishte marrë timonin e “bardh e kuqëve” të Gjilanit duke e rikthyer në mënyrë triumfale në Superligë. “E arritëm qëllimin tonë për këtë sukses jam shumë i lumtur, i kryem të gjitha marrëveshjet që i pata me futbollistë gjatë kësaj ndeshje këtë fitore ia dedikoj babait tim të ndjerë i cili para dy ditësh ndërroi jetë. Tifozve “Skifterat” të cilët patën besim në mua si dhe kryesisë së klubit që u tregua me mua e durueshme”.
Ajeti me shumë emocione për këtë të arritur të rikthimit në Superligë për rajonipress tregon arsyet e dorëheqjes së tij. “Unë kontratën e kam pasur gjerë në këtë ndeshje, dhe në asnjë moment nuk kam dyshuar në aftësitë e këtyre djelmoshave të cilët dhanë gjithçka nga vetja dhe i falënderoj për durimin, dhe besnikërinë që kanë pasur ndaj meje. Unë do të vazhdoj me kategori të reja ku isha edhe më herët sepse jam i dashuruar në talentët e futbollit dhe dua të kontribuoj që sa më shumë nga dija ime t`i jap skuadrës futbollist të përgatitur dhe nuk duhet harruar se pa të rinj dhe pa punën me kategori të reja futbolli nuk ka perspektiv dhe këtë mundësi dua ta shfrytëzoj që të prodhoj sa më shumë futbollist” u shpreh Ajeti./rajonipress/


