Uji Dea

Befasohen të gjithë në Itali, Totti lavdëron Lazion dhe Igli Taren

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Francesco Totti ka befasuar gjithë sportdashësit italian me deklaratën e tij të fundit.

Nuk është se ndodh shpesh, ndoshta nuk ndodh më kurrë, por ikona e Romës ka thënë fjalë të mira për rivalët lokal të Lazios.

Kryeqytetasit janë duke bërë një sezon të madh, teksa janë në garë për titullin e kampionit së bashku me Juventusin dhe Interin.

Kapiteni legjendar i Romës e vlerëson shumë ecurinë e Lazios këtë edicion.

Ish-sulmuesi italian ka lavdëruar trajnerin Simone Inzaghi, por edhe drejtorin sportiv Igli Tare për ecurinë e Lazios.

Fundamenti

“Lazio po bënë një kampionat që askush nuk e priste. Duhet të bëjmë një duartrokitje trajnerit Inzaghi dhe të gjithë skuadrës”.

“Sportiviteti vjen para së gjithash. Më pas janë tre apo katër lojtarë që bëjnë diferencën ashtu si dhe Tare që është një drejtor sportiv i madh”, deklaroi Totti.

Deklarata e ish-kapitenit të Romës ka bërë bujë të madhe për faktin se Totti kishte Lazion skuadër rivale, por tani pas përfundimit të karrierës së tij gjakrat janë ftohur.

Gjithsesi vlen të theksohet se Totti dhe drejtori sportiv i Lazios, shqiptari Igli Tare janë miq shumë të mirë dhe natyrisht se ish-kapiteni i Romës nuk kursen lëvdatat për mikun e tij i cili ka bërë një punë të shkëlqyer si drejtues i Lazios në vitet e fundit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.