RCCOLA

Befasia që e bëri të qajë

/ 2 minuta lexim

Për herë të parë ndodhet në shtëpinë e të fejuarit dhe që nga ora 12:00 fillojnë urimet për ditëlindjen e 29-të të këngëtares së njohur Kaltrina Selimi. Ajo në mbrëmjen e së martës është surprizuar nga moderatori Labinot Gashi dhe vëllai i saj Kushtrimi të cilët pa dijeninë e saj janë futur në shtëpinë e Dritonit me një torte të madhe në duar dhe nga kjo befasi Kaltrina ka derdhur lot gëzimi.

“Të them të drejtën nuk e kam shprehi ta festoj ditëlindjen, në fakt për herë të parë në ditëlindjen time ndodhesha në shtëpinë e të fejuarit në Gjilan dhe aty shkova për ta parë Dritonin meqë është në pushim këtu dhe aty qëndrova me familjen e tij. Por befasia që mu bë pikërisht në orën 12:00 ishte ardhja e Labit dhe vëllanë në shtëpinë e Dritonit me një torte në duar, duke kënduar këngën time ‘Ditëlindja’.

UBT

Kjo ka qenë një befasi që nuk do ta harroj kurrë dhe nga kjo ndjenjë kam derdhur edhe lot për herë të parë në një ditëlindje timen”, ka thënë ajo për “Zëri”. Kaltrina gjatë kësaj mbrëmje ka marrë edhe dhurata të ndryshme nga familja e Dritonit, ndërkaq dhurata më e çmuar për të ishte qaforja Swarovski e dhuruar nga i fejuari i saj. Një pjesë tjetër të ditës ajo e ndau edhe me familjen dhe miqtë e saj që i ka në Prishtinë.

“Pjesë e rëndësishme e imja janë familja, ku edhe me ata kam dashur ta festoj ditëlindjen, ndërkaq në mbrëmje kam dalë me shoqërinë time që i kam në Prishtinë”, shton ajo. Kaltrina nuk do ta harroj asnjëherë këtë ditëlindje, për shkak se siç thotë edhe vet ajo ka pasur momente të lumtura, të cilat do të mbeten mbresë e pashlyer në jetën e saj./zeri/