RCCOLA

Befasi: Arian Ademi largohet nga Dinamo Zagrebi, nënshkruan me klubin hungarez

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Arian Ademi është pranë transferimit te kampioni hungarez, Ferencvaros.

Lajmin e kanë bërë me dije mediat në Kroaci dhe Hungari, shkruan “Zeri.info”.

Kjo është befasi duke marrë parasysh se shumë klube tjera më të mëdha shprehën interesimin për sulmuesin shqiptar.

Uji Dea

Presidenti i Ferencvarosit, nga ana tjetër, konfirmoi se skuadrës së tij po i vjen një përforcim i madh.

Dhe mediat hungareze bëjnë me dije se bëhet fjalë për Ademin.

Dinamo Zagrebi nuk e ka ndërmend ta lejojë largimin e Ademit nën shifrën e pesë milionë eurosh. /Zeri.info