FITORJA

Bedri Hamza: Zgjedhjet janë mundësi që të kthejmë fokusin në preokupimet e qytetarëve

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se është tejet e rëndësishme që më në fund po hapet mundësia që të flitet për çështjet të cilat në të vërtetë i preukupojnë qytetarët dhe shtetin tonë, siç janë: stagnimin ekonomik, rritjen enorme të çmimeve, pensionet dhe pagat e vogla, shëndetësinë dhe arsimin që kanë probleme të papërballueshme.

“Këto tema kanë degraduar mirëqenien e qytetarëve tanë – këtyre sfidave duhet t’u japim zgjidhje sa më parë”, ka thënë Hamza. “Prandaj, është lajm shumë i mirë që tashmë zgjedhjet e parakohshme, të cilat PDK i ka kërkuar për një kohë të gjatë, janë pjesë e diskutimeve publike – përfshirë edhe propozimet konkrete për datën e tyre”, ka shtuar kandidati për Kryeministër i PDK-së.

ARKATANA

Hamza ka thënë se takimi i mbrëmshëm në mes të Krasniqit dhe Kurtit nuk duhet të shihet si diçka e jashtëzakonshme.

“Përkundrazi, takime të tilla unë pres të shpeshtohen në vendin tonë në të ardhmen, në mes të gjithë spektrit politik, sepse ky ka qenë dhe do të jete modeli im i qeverisjes. Bashkëpunimi dhe dialogu në interes të qytetarëve dhe shtetit – është mënyra se si unë e shoh funksionimin e përgjegjshëm mes akterëve politik”, ka përfunduar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.