UBT

Bechtel Enka shtyn nisjen e punimeve Prishtinë-Shkup. Pret Qeverinë e re!

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

​Kompania e njohur turko-amerikane “Bechtel Enka” duket që ka vendosur të mos bie pre e propagandës mediatike që Qeveria në detyrë provoi ta bënte me të duke bërë nënshkrimin e Kontratës pas zgjedhjeve të 8 Qershorit duke i dhënë asaj një kontratë prej më shumë se 600 milion Eurosh për ndërtimin e Autostradës Prishtinë- Shkup. Siç bën të ditur e përditshmja “Kosova Sot” në botimin e saj të sotëm zyrtarët e Kompanisë “Bechtel Enka” kanë vendosur të mos i nisin punimet për autostradën Prishtinë- Shkup.

RCCOLA

Shkaku pse kjo Kompani ka marrë këtë vendim është frika e këtij koncerni nëse dhe sa është valide kontrata me Qeverinë në detyrë, pasi që juristët e Bechtel Enka kanë ardhur tek përfundimi që në bazë të analizave të bëra të ligjeve të Kosovës, Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të nënshkruajë kontrata të tilla, prandaj edhe do të mund të shfaqeshin probleme masive me Qeverinë e re në rast se ajo do t’i shpallë jovalide vendimet e Qeverisë në detyrë.