Fundamenti

Bebe Rexha zgjedhet artistja me këngën më të mirë në vend nga ‘Radio Disney’

/ 2 minuta lexim
HW

Bebe Rexha është njëra ndër këngëtaret shqiptare, e cila i ka bërë krenarë të gjithë me sukseset e saj nëpër botë.

Ajo vazhdon ta dëshmojë se është një artiste punëtore, dhe këtë e ka dëshmuar me prurjen e albumit të saj më të fundit “Expectations”, i cili ka rezultuar shumë i suksesshëm dhe është pritur mirë nga publiku.

Nuk janë të pakta as trofetë në sirtarin e këngëtares, e cila e pasuron atë edh me një çmim tjetër të fituar së fundmi.

Ajo është shpërblyer me një çmim nga RDMA Awards, si artistja më e re me muzikën më të mirë në vend.

Këngëtarja Bebe Rexha numëron shumë trofe në karrierën e saj (Foto: Getty Images)

UBT

E lumtur për këtë fakt, Bebe Rexha vendosi të publikojë një fotografi me trofe në Instagram, duke falënderuar të gjithë ata që bënë të mundur marrjen e këtij çmimi.

“Kam fituar si artistja më e re& me muzikën më të mirë në vend!!! Faleminderit shumë RDMA Awards!! Është e mahnitshme pasi të gjithë fansat më votuan. Faleminderit (ata nuk kanë shije ashtu siç duken)”, ka shkruar ajo.

I won Freshest New Artist & Best Country Song!!!! Thank you so much for my RDMA Awards!! It’s so amazing because it’s all fan voted. Thank you ? ?????‍♀️ @radiodisney (btw they don’t taste as good as they look)

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on Jul 31, 2018 at 11:25am PDT

Këngët e albumit të saj më të fundit janë cilësuar shumë të suksesshme, teksa “I’m a mess”, e cila është kënga më e pëlqyer dhe e vetmja me klip deri më tani, ka qëndruar për një javë si kënga më e kërkuar në iTunes. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.