Bebe Rexha sjell hitin e dytë
Këngëtarja shqiptare, e cila jeton dhe vepron në New York, Bebe Rexha ka lansuar edhe singlin e saj të dytë të ditës, “I’m Gonna Show You Crazy!”.
Edhe pse ka një arkiv të këngëve të realizuara, dy këngët e përmendura janë vetëm të dytat projekte solo të lansuara nga ajo, pas hitit të mëhershëm “I Can’t Stop Drinking About You”.
Pasi më herët gjatë ditës publikoi në YouTube singlin “Gone”, një këngë baladë me një ritëm më të lehtë, Bebe ka publikuar edhe këngën e dytë, “I’m Gonna Show You Crazy” e cila është më ritmike.


