ARKATANA

Bebe Rexha: Nuk do jetoj më për të tjerët

/ 2 minuta lexim
HW

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, vitin që lamë pas ka qenë një nga emrat më të komentuar në tabloidet e huaja e po ashtu edhe në showbizin tonë.

Ndonëse për projektet, koncertet, fotografitë provokuese, biondja u përfol mjaft shumë edhe për fizikun e saj, madje u injorua shpesh edhe nga stilistët për shkak të madhësisë së veshjeve të saj.

Meqë kemi hyrë në Vitin e Ri, ajo ka vendosur të publikojë disa fotografi në rrjetet sociale, përmes të cilave tregon se sivjet do e jetojë jetën që dëshiron, pa u ndikuar nga të tjerët.

Postimi në fjalë ka të bëjë me dy imazhe të artistes shqiptare, e cila duket e mbështjellë me një pallto rozë, teksa në të dytën foto shfaqet duke ngritur gishtin e mesit lart.

Mobi Casa

“Gjendja ime për tërë vitin. Vetëm duke qenë vetë dhe duke jetuar jetën që dua. Nuk jetoj më për të tjerët. Nëse ata më pëlqejnë për atë që jam, kjo ka vlerë për mua”, ka shkruar ndër të tjerash 30-vjeçarja.

Ndërkohë, viti 2019 ishte po ashtu shumë i suksesshëm për bionden, derisa nxori shumë këngë përgjatë vitit që u cilësuan si të suksesshme.

Ajo mes tjerash arriti të shpërblehet me çmimin “Kënga më e mirë rimtike” në eventin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards 2019.

Dhe në fund, këngëtarja Rexha u përzgjodh edhe si interpretuesja e kolonës zanore të filmit shumë të shikuar “Maleficent”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.