UBT

Bebe Rexha: Mezi po pres ta nxjerr në shitje albumin “Expectation”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Bebe Rexha konsiderohet si një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Pos, koncerteve të njëpasnjëshme, bukuroshja jonë ka paralajmëruar edhe albumin më të ri “Expectations”.

Ajo këtë lajm e ka dhënë përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale në Instagram teksa ka treguar se është shumë nervoze, por tejet e lumtur për albumin e ri.

Ndër të tjerash ka pohuar se ka punuar shumë në këtë album dhe se nuk e di sa çfarë të presë nga ai,.

UBT

“Expectations” është duke ardhur. Unë jam shumë nervoz, por jam edhe lumtur gjithashtu. Kam punuar shumë në këtë album dhe nuk e di se çfarë të pres”, ka shkruar fillimisht ajo.

Më tutje ka shtuar se do të dëshironte të nxirrte në shitje albumin dhe më pas të pushonte në ndonjë shtetet evropian.

“Unë dua vetëm ta publikoj atë dhe të shkoj në ndonjë qytet të vogël në Evropë për disa muaj e pastaj të dal nga vendi i fshehur. Me shpresë se kur të kthehem ju do ta doni atë aq sa e dua unë”, ka pohuar Rexha.

Ndryshe, këngëtarja do të mbajë edhe shumë koncerte anembanë globit, ku po mirëpritet prej fansave. /Telegrafi/