UBT

Bebe Rexha ka sjell këngën e re

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Bebe Rexha nuk e ka ndërmend të ndalet me sjelljen e projekteve të reja muzikore.

“Meant to be”, titullohet kënga e re e këngëtares, të cilën e ka shoqëruar me një video të shoqëruar me tekstin.

Pas bashkëpunimeve të suksesshme, këtë herë ajo ka zgjedhur që të vijë me grupin amerikan Florida Georgia Line.

Ky i fundit përbëhet nga dy djem, të cilët kryesisht kultivojnë muzikë të zhanrit “country”, gjersa këtë herë e kanë sprovuar veten edhe në Pop.

UBT

Duket se kanë vendosur që ta sjellin vetëm audio dhe tekst për të parë suksesin që do të ketë dhe më pas pritet ta shoqërojnë edhe me klip.

“Kënga ime e re është publikuar tashmë në YouTube. Shumë shpejt do ta shohim edhe klipin e saj”, ka shkruar ndër të tjerash Bebe.

Kënga ka arritur të shikohet mbi 113 mijë herë në YouTube në pak minuta dhe mendohet të jetë suksesi i radhës për Bebe Rexhës.

Ndryshe, këngëtarja shqiptare ka paralajmëruar edhe këngë të reja, të cilat do t’i publikon gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.