ARKATANA

Bebe Rexha ka një mesazh për urrejtësit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka qenë shumë e përfolur në media muajt e fundit.

Fillimisht ajo u sulmua nga një fans në një prej koncerteve të saj, gjersa vetëm pak kohë pas kësaj ndodhie, ajo u la nga ish-i dashuri i saj, Keyan Safyari.

Ai i dha fund lidhjes me këngëtaren shqiptare përmes një mesazhi në Instagram, ku i shkruante se një ndër arsyet e ndarjes ishte shtimi i saj i madh në peshë.

Bebe Rexha është kritikuar shpesh për kilogramët e tepërt dhe së fundmi e ka adresuar këtë çështje në një prej koncerteve të saj.

KKVITI

“Interneti më quan mua të shëndoshë. Një grua shtoi peshë, gjëra që ndodhin. Dhe shkruajta një gjë të vogël në listën e gjërave të ditës: Urrejtësit mund të puthin të pasmet e mia”, iu tha Rexha fansave të saj në koncert.

Në atë moment, duartrokitjet e shumta nuk munguan në mbështetje të saj.

Bebe Rexha përndryshe e ka bërë të ditur se një nga arsyet se pse ka shtuar shumë në peshë janë efektet anësore të terapisë që merr për shkak të sindromeve të vezoreve policistike – çrregullim me të cilin është diagnostikuar viteve të fundit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.