ARKATANA

Bebe Rexha: Janari ishte një ‘vit’ i vështirë, por ia dolëm

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, di gjithmonë si të rrëmbejë vëmendjen me statuset e saj në rrjetin social Twitter.

Së fundmi, artistja me prejardhje nga Dibra i është përshtatur trendit botëror për ankesa ndaj janarit, që për shumë kë cilësohet si “muaji më i gjatë i vitit”, ani pse është i njëjtë me pesë muaj të tjerë.

Ky përcaktim vjen për faktin se njerëzit në këtë muaj bëjnë shumë shpenzime pas festave dhe si rrjedhojë presin fundin e muajit për të marr pagën e re.

ARKATANA

Kjo gjë mesa duket i ka ndodhur edhe artistes së famshme, ose të paktën edhe ajo ka vendosur të ironizojë me një gjë të tillë.

“Janari ishte një vit i vështirë, por ia dolëm”, shkroi Rexha në Twitter, teksa pranoi komente të shumta satirike nga fansat.

Këngëtarja përndryshe bëri të ditur se është në përgatitje e sipër të projekteve muzikore, të cilat pret që t’i lansojë së shpejti të përfshira në një album. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.