ARKATANA

Bebe Rexha e zbulon cili është qëllimi i saj për këtë vit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, nuk ngurron që në rrjetet e saj sociale të ndajë me ndjekësit foto apo video provokuese dhe seksi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

E kështu ka bërë edhe së fundmi teksa artistja ka guxuar dhe ka postuar në “Instagram” disa imazhe “hot” nga dushi.

Në foton e parë shihet portreti i saj dhe duart jashtë në dritaren e banjës, ndërsa në të dytë Bebe shfaqet e fshehur duke treguar vetëm kokën me flokët e lagura.

UBT

Ajo që shkaktoi më shumë reagime ishte fotoja e tretë dhe e katërt, në të cilën artistja shihet nudo me trupin gjithë shkumë duke i lënë pak vend imagjinatës.

“Këtë vit qëllimi im është të hip mbi valët e jetës. Nuk mund të shijosh valët duke qëndruar në breg. Kur futesh në ujë, kurrë nuk e di kur do të vijë vala tjetër, prandaj shumicën e kohës do të jesh duke përdredhur dhe duke pritur. Kur të godet një valë, duhet të mësosh të shijosh valën ndërsa po ndodh, e mos të shqetësohesh për momentin kur ajo do të thyhet ose kur do të vijë vala tjetër. Kur vala thyhet duhet të jesh si uji. Mos e lufto atë. Ndodh që duam të hipim mbi çdo valë të vogël, por mund të humbasim atë më të mirën që vjen më vonë. Dua të mësoj si të kaloj mbi valët e vogla dhe të pres ato të duhurat”, ka shkruar Bebe në postim.

Në postimin e saj ka patur me mijëra komente, ku pjesa më e madhe e të cilave shprehin se sa sensuale dhe ‘hot’ duket ajo në këto foto, ndërsa për disa të tjerë ky set fotografik ishte një inspirim për ta.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.