GRANDEMALL

Bebe Rexha duket tërheqëse në imazhet e reja

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Në vazhdën e suksesit të albumit të saj më të fundit, “Bebe”, artistja Bebe Rexha po sjell edhe një këngë tjetër.

Kësaj radhe ajo ka bashkuar forcat me DJ-in e famshëm botëror, PNAU, dhe reperin Ozuna për një këngë e cila titullohet “Stars”.

Në klipin e kësaj kënge, 33-vjeçarja do të shfaqet mjaft e veçantë me një volum marramendës të flokëve të saj si në stilin e viteve ’70.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një video-selfie nga prapaskenat e xhirimeve, ku ka paralajmëruar klipin në ardhje.

ARKATANA

“Stars’ vjen këtë të premte me PNAU dhe Ozuna”, shkroi interpretuesja e hitit “I’m A Mess”.

Në video, ajo shfaqet mjaft atraktive me dukjen e saj si bionde një veshje plot shkëlqim.

Rexha përndryshe gjatë prillit publikoi albumin e tretë në karrierën e saj, të titulluar “Bebe”, i cili u prit mjaft mirë nga fansat.

Pjesë e albumit janë tri bashkëpunime shumë të suksesshme: “I’m Good (Blue)” me David Guettan, “Satellite” me Snoop Dogg dhe “Seasons” me Dolly Parton. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.