Fundamenti

Bebe Rexha duket me stil në imazhet e fundit

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po tregohet mjaft aktive këto ditë në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të reja, ku shfaqet mjaft atraktive e veshur me një bluzë ngjyrë vjollcë me material transparent.

Ajo gjithashtu kishte të veshur një palë pantallona me material leopardi dhe një palë sandale ngjyrë portokalli.

Duke u bërë imazh i markës “Vince Camuto”, Rexha tha se është e fiskuar pas sandaleve të kësaj marke.

Uji Dea

Bluza kishte një dekolte mjaft të hapur, me çka bëri që interpretuesja e “in the name of love” të vërë në pah gjoksin e saj atraktiv.

Më pas, e njëjta publikoi në llogarinë e saj në Instagram edhe disa fotografi të tjera me veshje bardhë e zi, gjithashtu të markës “Vince Camuto”.

“Përshëndetje të dashurit e mi, doja të shpërndaja me ju këto rroba të ‘Vince Camuto’ që unë do të jem duke i veshur gjithë pranverën. Cila është e preferuara juaj”, shkroi Rexha në mbishkrimin e fotografive.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka qëndruar më në heshtje kohëve të fundit s i përket projekteve muzikore, gjersa ka dhënë indikacione se mund të jetë duke punuar në albumin e saj të tretë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.