Eko Higjiena

Beaumont: Siguroni universitete me autonomi dhe pa ndikime politike

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Për të nxjerrë kuadro cilësore, institucionet e arsimit të lartë në Kosovë duhet të bëjnë reforma, që nga ora e ligjërimit apo sendërtimi i një marrëdhënieje të shëndoshë profesor-student, e deri tek pavarësimi i këtyre institucioneve nga ndikimet politike, është thënë të martën gjatë një seminari me temën
“Roli i studentëve në procesin e avancimit të arsimit të lartë në Kosovë, si dhe mundësitë e reja për studentë nëpërmjet programit Erasmus+”, të organizuar nga Zyra Nacionale e Erasmus+ (plus), në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministrinë e Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë (MASHT).

Përfaqësuesja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Sophie Beaumont, ka folur për rëndësinë e madhe që luan për një shtet pavarësia e institucioneve të arsimit të lartë nga ndikimet politike.

ARKATANA

Ajo ka thënë se është shumë e rëndësishme që të ruhet autonomia dhe pavarësia e institucioneve të larta arsimore në Kosovë, duke siguruar një ambient objektiv dhe pa ndikime politike./Koha.net/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.