Fundamenti

Beatrix Ramosaj sjell këngë të re

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Familja Ramosaj shquhet si një familje artistësh, djali i kësaj familje Albani ka një muaj që ka lansuar këngën e tij të re të titulluar ‘Ç’kemi’ e këtë avaz të lansimit të këngëve po e vazhdon edhe motra e tij Beatrix Ramosaj e cila së shpejti do ta lansoj këngën e saj të re të titulluar ‘ Qysh ki qef ‘.

Ajo këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Instagram’.

RCCOLA

Beatrix ka postuar një foto ku shihej gjatë xhirimeve të kripit, ndërsa karshi fotos ka lënë mbishkrimin.‘Qysh ki qef’ sot gjatë xhirimeve, mezi po pres ta dëgjoni këngë, coming solon, ju dua!” ishte mbishkrimi i këngëtares. Ndryshe Beatrix këtë videoklip është duke e punuar me produksionin ‘ProVideo’.