RCCOLA

Beatrix Ramosaj: Nuk e kam shoqe Encën, s’më intereson fama e saj

/ 2 minuta lexim

Edhe pse një artiste e re në moshë, Beatrix Ramosaj ka treguar se di të bëjë shumë. Pas klipit ku ka ardhur shpërthyese për publikun, ajo merr pjesë me një këngë shumë pikante në “Top Fest”.

Këngëtarja premton një rikthim në skenat muzikore ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim. Edhe pse vjen nga një familje artistësh, ajo rrëfen se nuk i ka mjaftuar mbiemri për suksesin që ka sot, por talenti që ka trashëguar nga ata. Beatrix mohon edhe lajmet se mes saj dhe Encës ka një miqësi të fortë.

“Me Encën nuk më lidh asnjë lloj miqësie”, – shprehet këngëtarja. Sipas saj, nuk ka rëndësi se kush ndërmjet të dyjave ka më shumë famë.

Nga ana tjetër, ajo nuk dëshiron të japë detaje sa i përket jetës sentimentale, duke u shprehur se preferon ta mbajë gjithçka private. I jeni rikthyer skenës me produksione të reja muzikore; a ju kishin munguar skena, emocionet e garës?

Uji Dea

Ky është vetëm fillimi për sa u përket produksioneve muzikore në skenë, sepse unë e impenjuar kam qenë, edhe pse jashtë skene.

Çfarë prisni nga “Top Fest”­i këtë vit? Mendoni se do të jeni ju që do të triumfoni?

Triumfi për mua konsiderohet pëlqimi i këngës nga publiku, fitorja gjithmonë i lihet atij në dorë. Mbetet për t’u parë sesi do të vendosë publiku për këngën time, si dhe për këngët e tjera që marrin pjesë këtë vit. Ndodh shpesh që kompeticionet muzikore shoqërohen me polemika sa i përket emrit të fituesit; a keni dëgjuar ju emra që përfliten si fitues? Polemikat janë ato që shpeshherë bëhen për politikë; në skenë dhe për artistët nuk ekziston polemika, vetë fjala “artist” nuk e lejon këtë gjë. Veçmas kësaj, ju keni lançuar edhe një këngë të re. Si është pritur klipi?

Premisat janë të mëdha. Publiku ka treguar se e do këngën time dhe më ka mbështetur në gjithçka. Edhe këtë herë kështu ka ndodhur: publiku ka qenë mbështetja dhe shtysa ime më e madhe./express/