Fundamenti

Beatrix Ramosaj, krenare për emrin që mban

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

​Njëra ndër këngëtaret nga familja Ramosaj, Beatrix Ramosaj, është shumë krenare për emrin që mban. Ajo para dy dite ka lansuar këngën e saj ‘Qysh ki qef’ dhe në klipin e saj ajo ka hedhur disa pamje të mbretëreshës së Holandës, emrin e së cilës e mban me shumë dashuri.

Këngëtarja bukuroshe Beatrix Ramosaj është shumë krenare që mban emrin e mbretëreshës së Holandës. Këtë gjë këngëtarja e ka konfirmuar përmes një fotografie të hedhur në llogarinë e saj në rrjetin social ‘Facebook’. “Jam krenare që mbaj një emër Mbretëreshe!” kishte shkruar këngëtarja.

Mobi Casa

Madje, Beatrix ka vënë disa pamje të kësaj mbretëreshe në videoklipin e fundit të saj, që e ka lansuar para dy ditësh. “Disa pamje te Mbretëreshës së Holandës Beatrix në New York (1959) i kam vendosur në videoklipin tim me të ri #QyshKiQef Jam krenare që mbaj një emër mbretëreshe!” ka thënë ajo në këtë rrjet. Madje, Ramosaj ka falënderuar nënën e saj e cila ja ka vënë emrin e mbretëreshës. Beatrix për klipin e kësaj kënge ka punuar me produksioni ‘Pro Video’.

Teksti është shkruar nga Gjiko kurse melodinë e ka bërë Seven Saraqi me ‘beat’ të Lirian Luro Kaqi. Pas lansimit të klipit në kanalin ‘Youtube’ kënga është pëlqyer mjaft shumë dhe vetëm pak ditë pas publikimit ka kaluar mbi 17 mijë klikime. Se kënga është duke u pëlqyer shumë e vërteton fakti se këngëtarja po merr shumë komente pozitive nga ndjekësit e saj në ‘Twitter’ dhe gjithë miqtë e saj në ‘Facebook’. Në këtë klip këngëtarja ka ardhur me një pamje të re. Ajo është bërë flokëkuqe dhe ky ndryshim i saj i flokëve paraqet anën e zjarrtë të këngëtares Ramosaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.