Beatrix për Top Fest: Synoj fitoren
Beatrix Ramosaj ndodhet para një momenti të rëndësishëm në karrierën e saj. Bukuroshja kosovare e cila jeton në Tiranë po llogaritet si njëra nga këngëtaret favorite për të fituar festivalin e njohur të këngës shqipe, TopFest.
Beatrix me të drejt synon fitoren në këtë festival pasi që kënga e saj”Dhoma 609″ është pëlqyer mjaft.
“Kënga dhe paraqitja ime deri tani ka qenë e shumëpërfolur, por unë gjithmonë e mendoj anën pozitive.Unë guxova të provokoj publikun me zgjedhjen time sepse skena e lejon një gjë të tillë, dhe se për aq kohë sa skena e lejon një gjë të tillë, unë do të guxoj të bëjë atë.Performanca e finales do të jetë edhe më e guximshme, më artistike, më provokuese dhe më e kuruar profesionalisht dhe se besoj se do ta ndezë skenën flakë” ka thënë Beatrix për Indeksonline.
Muzikën e këngës “Dhoma 609” e ka bërë Tull Productions Brizi me Indrin, teksin Big Basta, ndërsa melodinë vetë solistja.
“Sigurisht se secili artist që garon, synon edhe fitoren. Këtë e synoj edhe unë duke llogaritur ndihmën e publikut, dhe sigurisht edhe të zotit” ka shtuar Beatrix Ramosaj./Indeksonline/


