United Hospital

BE: Vizat, të luftohet korrupsioni i nivelit të lartë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Zyrtarë të Bashkimit Evropian në Prishtinë i kanë thënë gazetës “Zëri” se është e rëndësishme që autoritetet e Kosovës të vazhdojnë me vrull punën e tyre në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar dhe të korrupsionit të nivelit të lartë. Sipas tyre, progresi i përgjithshëm mbi sundimin e ligjit do të kontribuojë në përmirësimin e perspektivave të një vendimi përfundimtar pozitiv për liberalizimin e vizave, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Drejtues të Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë pranojnë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, mirëpo deri në lëvizjen e lirë të qytetarëve në Zonën Schengen nevojitet ende kohë.

“Duke u bazuar në ecurinë e institucioneve të Kosovës, Komisioni Evropian konsideron se Kosova i ka përmbushur të gjitha parimet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. Prandaj, më 18 korrik 2018, Komisioni Evropian rekomandoi liberalizimin e vizave për Kosovën. Tani është në Këshillin e BE-së, një institucion i BE-së i përbërë nga përfaqësues të të gjitha vendeve anëtare të BE-së, për të vendosur mbi propozimin e komisioneve. Procesi i vendimmarrjes është në vazhdim dhe ende do të marrë kohë”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së për gazetën “Zëri”.

ARKATANA

Sipas zyrtarëve të Bashkimit Evropian në Prishtinë, deri sa të merret vendimi përfundimtar për vizat institucionet e Kosovës duhet ta vazhdojnë me vrull punën në luftën kundër krimit të organizuar dhe të korrupsionit të nivelit të lartë.

“Para se të merret një vendim përfundimtar është e rëndësishme që autoritetet e Kosovës të vazhdojnë me vrull punën e tyre në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar dhe të korrupsionit në nivel të lartë. Progresi i përgjithshëm mbi sundimin e ligjit do të kontribuojë në përmirësimin e perspektivave të një vendimi përfundimtar pozitiv për liberalizimin e vizave”, thuhet më tej në përgjigjen e tyre për “Zërin”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.