GRANDEMALL

BE: Të përshpejtohet procesi i zgjerimit, Kosova dhe Serbia të tregohen konstruktive

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Bashkimi Evropian konfirmoi të enjten përkushtimin e tij të qartë për perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe dëshiron ta përshpejtojë këtë proces, sipas draft-deklaratës që do të miratohet në samitin Ballkan Perëndimor – BE më 6 dhjetor në Tiranë, shkruan Al Jazeera Balkans.

Në draft-deklaratë, i jepet mbështetje e plotë përpjekjeve të përfaqësuesit të lartë të BE-së dhe të të dërguarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, për të ndërmjetësuar në dialog dhe për të kërkuar zgjidhje.

ARKATANA

Nga Kosova dhe Serbia pritet të bëjnë “përparim konkret drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve” dhe BE rithekson se pret që “të gjitha marrëveshjet e kaluara të respektohen plotësisht dhe të zbatohen pa vonesë”.“Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të angazhohen në mënyrë konstruktive në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tyre dypalëshe dhe të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe provokuese që mund të çojnë në tensione dhe dhunë dhe retorikë që nuk janë të përshtatshme për dialog”, thuhet në dokument.

BE-ja u kujton të dyja palëve se kanë një “përgjegjësi të përbashkët për sigurimin e paqes dhe stabilitetit” dhe thekson se kjo është e rëndësishme për “stabilitetin dhe zhvillimin e të gjithë rajonit dhe sigurimin e rrugës evropiane”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.