Fundamenti

BE: S’ka gjykime këtë vit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Zyrtarët e Bashkimit Evropian rikonfirmojnë për “Zërin” se aktakuzat e para për ish-luftëtarët e UÇK-së që do të akuzohen për krime lufte, do të ngrihen në vitin 2016. Deri në fillim të vitit 2016, do të punohen me përgatitjen e infrastrukturës së nevojshme, për nisjen e procesit. Ndonëse nuk e precizojnë kohën e saktë, ata thonë se deri në vitin e ardhshëm nuk do të fillojnë gjykimet.

Fundamenti

“Tashmë në shkëmbimin e letrave në vitin 2014, është parashikuar që rastet e ndjeshme të zhvillohen jashtë Kosovës. Pritet që procedurat gjyqësore të fillojnë në vitin 2016, në varësi të plotësimit të numrit të hapave të nevojshëm për procesin legjislativ, duke përfshirë zgjedhjen e gjyqtarëve”, thuhet në përgjigjet e zyrës së BE-së, dhënë gazetës./zeri/