FITORJA

BE: Shqetësuese numri i madh i aksidenteve fatale në vendet e punës në Kosovë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Norma e të punësuarve të padeklaruar mbetet mjaft e lartë në Kosovë.

Kjo shkallë e të punësuarve në mënyrë joformale sipas zëvendësshefit të BE në Kosovë, Ricardo Serri është më e madhe se 30 për qind.

Serri në konferencën kombëtare “Drejt Formalizimit të Punës në Kosovë”, ngriti edhe një problematikë tjetër për sigurinë në punë, që sipas tij, Kosova ka një normë të lartë të aksidenteve fatale në punë.

“Është mbi 30 për qind norma e të punësuarve të padeklaruar, që është më e madhe se në vendet e Ballkanit Perëndimor. Një problematikë tjetër është siguria në punë. Sektorit i ndërtimit, bujqësia dhe shërbimet janë më së keqi. Ka një normë të lartë të aksidenteve fatale në vendet e punës”, tha Serri.

Ai foli edhe për mbështetjen e Kosovës nga BE sa i përket luftimit të fenomenit të informalitetit në punë.

Uji Dea

Ekrem Kastrati, kryeinspektor në Inspektoratin e Punës, tha se i kanë ngritë dy objektiva kryesore: siguria në punë dhe zvogëlimi i shkallës së informalitetit në vendet e punës.

Ai theksoi se në të ardhmen do të rrisin numrin e inspektorëve dhe shtimin e inspektimeve në vend punishte.

Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj tha se punësimi joformal preokupon vendet në rajon por edhe Kosovën.

“Dukuria e punësimit joformal rrezikon edhe shëndetin dhe sigurinë në vendet e punës. Kjo dukuri dëmton edhe të hyrat buxhetor”, theksoi Murtezaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.