UBT

BE shpërblen “romanin kosovar” të autores Anna Kim

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Romani “Die gefrorene Zeit” i botuar në gjuhën germane tashmë është përkthyer në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe

Sonte në Bruksel ndahet çmimi i EB-së për letërsi, i cili u jepet 12 autorëve të ndryshëm. Në mesin e tyre është edhe autorja nga Austria me origjinë koreane-jugore Anna Kim, për romanin me temë nga Kosova “Die gefrorene Zeit” (Kohë e ngrirë).

Çmimi përfshin edhe një vlerë monetare prej 5000 eurosh, të cilat do të përdoren për të stimuluar përkthimin e veprës në gjuhë të huaja.

Mobi Casa

Anna Kim është e lindur në Korenë e Jugut në vitin 1977 ndërsa në fëmijërinë e hreshme ka ardhur me familjen në Gjerani. Aktualisht jeton në Vjenë, Austri.

Romani i saj “Die gefrorene Zeit” i botuar në gjuhën germane tashmë është përkthyer në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe (nga Enver Robelli).

Romani bën fjalë për një burrë kosovar që, në periudhën menjëherë pas luftës vihet në kërkim të bashkëshortes së tij të zhdukur.(albinfo)