Fundamenti

BE s’është gati për MSA-në

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka deklaruar të mërkurën se Kosova është gati që ta nënshkruajë MSA-në, por BE-ja ende nuk është gati. Këto komente Çollaku i bëri pas takimit që ka zhvilluar me drejtorin për Ballkanin Perëndimor në BE, Jean Eric Paquet.

Ndërsa, ky i fundit ka deklaruar se ende nuk e di datën e saktë se kur do të nënshkruhet MSA-ja, por dha shpresë së kjo mund të bëhet rreth verës.

Mobi Casa

“Do doja t’i kisha mundësitë që të jepja datën e saktë në këtë pasdite. Formula që unë e përdor diku rreth verës, besoj që ende mund ta përdor këtë formulë. Do të jetë valide që nga viti i ardhshëm, ndërsa përfitimet do të vijnë nga fillimi i vitit 2016”, ka deklaruar Paquet.

Ai ka nënvizuar se nuk është që në Kosovë është bërë punë sa i përket sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit, por ky është një kapitull kyç i agjendës shtetformuese të Kosovës dhe në kontekstin e BE-së dhe në përgjithësi zhvillimin e vendit./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.