UBT

BE rivendos kontrollin kufitar në zonën e Shengenit

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Pas një debati dyvjeçar tani reforma për lirisë e lëvizjes në Evropë është gati. Në të ardhmen do të ketë më shumë mundësi, për t’u dhënë shteteve mundësi për të kontrolluar kufinjtë e tyre.

Disa flasin për një “moment historik”, ndërsa disa kritikë për rrezikimin e lirisë së lëvizjes. Për asnjë çështje tjetër në Europë nuk ndizen gjakrat kaq shumë sa për reformën e marrëveshjes së Shengenit, transmeton DW.

Kjo marrëveshje garanton prej më shumë se një çerek shekulli udhëtim të lirë në Europë, tashmë për më shumë se 400 milionë evropianë. Pas më shumë se dy vjet debatesh shtetet anëtare dhe Komisioni i BE kanë rënë tani dakord për reforma. Reforma u jep shteteve që prej vjeshtës të vitit 2014 më shumë liri për të kontrolluar sërish kufinjtë e tyre, si për shembull në rastet e dyndjes së refugjatëve.

Megjithatë reforma nuk u jep vendeve të Shengenit kartabiankën për të mbyllur arbitrarisht kufijtë. Vendime të veçanta nga vendet anëtare, siç kishin kërkuar disa, ndër ta Gjermania, nuk do të ketë. Sepse vendimi duhet të merret në nivel evropian. Ministri i Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich (CSU), që ka mbrojtur gjithmonë tezën se shtetet duhet të kenë kapacitet për të vepruar, u shpreh: “Ne ruajmë ekuilibrin në mes respektit për sovranitetin kombëtar të shteteve anëtare (..) dhe kordinimit të nevojshëm në nivel evropian.”

Si duken punët në praktikë? Deri tani 26 shtetet nuk bëjnë më kontrolle në kufijtë e tyre të brendshëm, pra në zonën e Shengenit. Përjashtimet janë të mundshme në dy raste. Në ngjarjet e mëdha të tilla si lojërat e futbollit dhe konferenca, si dhe në rastet emergjente, si për shembull pas një sulmi terrorist. Në të ardhmen do të ketë një përjashtim të tretë “klauzolën emergjente” për dyndje masive të refugjatëve.

Mobi Casa

Ndryshimi erdhi si pasojë e pranverës arabe

Vendimi do të merret në nivelin e BE-së. Komisioni i BE-së duhet të propozojë rifutjen e kontrolleve kufitare. Kusht është që siguria e zonës Shengen, si e tërë është në rrezik. Atëherë ministrat e BE-së do të konsultohen. Megjithatë është e mundur që këshilli me një shumicë prej dy të tretash të japë vetëm një rekomandim dhe të mos marrë vendim.

Komisionerja e BE Cecilia Malmstrëm është rigoroze: “Komisioni do të kontrollojë, me qëllim që asnjë shtet të mos bëjë kontrolle të pajustifikuara të kufirit. Brukseli kërcënon me veprime ligjore kundër shteteve të tilla. Megjithatë një diplomat i BE pranon, se në fund të fundit një qeveri vendos vetë: “Nëse një shtet dëshiron të kontrollojë kufirin e vet, ai e bën atë. Arsyetimin ai mund ta mendojë gjithmonë më vonë.” Sepse neni 23 i lejon një shteti të Shengenit, që në rast emergjence ai mund të veprojë i pavarur, mjafton ta informojë për këtë Brukselin.

Përkufizimi për një rast të tillë “emergjence” është shumë fleksibël, mendojnë diplomatët. Mbrojtja kufitare sipas ligjit të BE mbetet çështje e brendshme kombëtare. Ministri i Brendshëm gjerman Friedrich thekson: “Vendimi përfundimtar (..) do të jenë në dorën e secilit shtet anëtar.” Kështu që nuk do të ndryshojë shumë në praktikë. Sidomos duke patur parasysh se shtetet deri tani i kanë përdorur rrallë klauzolat përjashtuese, rreth dy herë brenda një gjysëm viti. /Indeksonline/