UBT

BE: Qeveria përgjegjëse për emigrimin ilegal të qytetarëve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Migrimet ilegale të kosovarëve drejt vendeve të BE-së, kalojnë edhe numrin imigrantëve nga Siria dhe Afganistani. Kështu thuhet në një përgjigje dhënë Radio Kosovës, nga zyra për informim e KE-së.

Brukseli zyrtarë e ka bërë përgjegjëse kryesore Qeverinë e Kosovës, për emigrimin e kosovarëve drejtë vendeve të Bashkimit Evropian. Zyra për informim e Komisionit Evropian, përmes zëdhënëses, Milica Petroviç, i ka thënë Radio Kosovës, se qeveria e Kosovës, duhet të marr masa strikte për ndalimin e emigrantëve.

“Qeveria e Kosovës duhet të rritë fushatën e saj informative për emigrantët, të forcojë kontrollin kufitar në përputhje me të drejtat themelore, të hetojë kompanitë e autobusëve që mundësojnë udhëtimin nga Kosova si dhe të forcojë bashkëpunimit operacional me vendet transit dhe vendet e destinacionit”, ka thënë Petroviç.

Gjatë viteve të fundit rritja e emigrantëve kosovarë drejt vendeve të zonës Shengen është rritur vazhdimisht.

GRANDEMALL

Sipas zëdhënëses së Komisionit Evropian, Milica Petroviç, nga dhjetori i vitit të kaluar, 40 për qind e kalimeve ilegale, drejt Eurozonës, vinë nga qytetarët kosovarë, duke e tejkaluar kërkesat edhe të emigrantëve që vinë nga Siria dhe Afganistani.

“Që nga shtatori 2014 ka pasur një rritje të vazhdueshme në zbulimin e pikë kalimeve të parregullta të kufirit, nga qytetarëve të Kosovës, në kufirin serb-hungarez dhe në të gjitha kërkesat e Kosovës për azil në Hungari dhe Gjermani. Nga dhjetori i vitit 2014 llogariten se qytetarët e Kosovës përbën rreth 40 përqind të kalimeve ilegale drejt BE-së, duke kaluar edhe sirianët dhe afganistanët”, është shprehur Petroviç.

Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ende nuk ka ndonjë të dhënë për migrimet e qytetarëve të Kosovës këtë vit. Ambasadorët e vendeve të BE-së në Kosovë, janë duke përsëritur në vazhdimësi se asnjë nga vendet e tyre nuk japin azil për qytetarët e Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.