United Hospital

BE: Procedurat gjyqësore nisin më 2016

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Bashkimi Evropian është vënë në lëvizje për t’i përmbushur detyrat që kërkohen nga ai për ta funksionalizuar Gjykatën Speciale, shkruan sot Koha Ditore.

Pasi Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore, Brukseli synon që të gjithë hapat që kërkohen prej tij t’i kompletojë deri në fillim të vitit 2016.

Është paralajmëruar se menjëherë mund të ngrihen aktakuzat e para të udhëhequra nga prokurori i Task Forcës Speciale Hetuese të Bashkimit Evropian- SITF, David Schwendiman.

Përfaqësues të Zyrës së BE-së në Prishtinë kanë treguar për gazetën veprimet që do të pasojnë gjatë ditëve në vijim.

HW

“Në këtë fazë, hapat e ardhshëm përfshijnë finalizimin e Marrëveshjes me shtetin mikpritës dhe negociatat për lokacionin dhe objektet. Kjo do të pasohet me zgjedhjen e gjyqtarëve dhe rekrutimin e stafit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Ata kanë treguar edhe periudhën kur gjykata do të jetë funksionale.

http://koha.net/?id=27&l=69515

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.