Eko Higjiena

BE pret identifikimin e qëllimit dhe dinamikës së dialogut

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij Aleksandar Vuçiq nuk janë takuar që nga gushti i vitit të kaluar. Por takimi i radhës mes dy presidentësh nuk dihet se kur do të mbahet.

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e në zyrën e Përfaqësues së Lartë për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, i tha Ekonomia Online përmes postës elektronike, se nuk mund të jap një datë për takimin dy palësh.

Por sipas saj, Prishtina dhe Beogradi duhet që të identifikojnë qëllimin e ritmin e dialogut të filluar në vitin 2011.

“Është Beogradi dhe Prishtina që identifikojnë qëllimin, hapat, ritmin, formatin e dialogut”, theksoi Kocijançiq.

Kocijanqiç ka sqaruar se puna për fazën e re të dialogut është duke vazhduar, ngase të dyja palët kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre në zbatimin e marrëveshjeve të arritura më herët, raporton EO.

UBT

“Puna për fazën e re të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë është duke vazhduar. Të dyja palët kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre të fuqishëm për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve”.

Ajo ka folur edhe për takimin që përfaqësuesja e lartë Frederica Mogherini pati me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në fundin e dhjetorit të vitit të kaluar me theks të veçantë mundësin e integrimit të kësaj pjese në Evropës.

“Në takimin jozyrtar të 18 dhjetorit të vitit 2017, Përfaqësuesja e lartë Federica Mogherini dhe kryeministrat e Ballkanit Perëndimor diskutuan situatën në rajon dhe në veçanti mundësitë për të avancuar integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian në vitin 2018. Pjesëmarrësit nënvizuan vendosmërinë dhe interesin e tyre të thellë në forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe në promovimin e mirëkuptimit rajonal”, tha ajo.

Sipas saj, të në këtë kontekst, u theksua rëndësia e diskutimeve të vazhdueshme ndërmjet presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq për të avancuar në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

Në anën tjetër, një ditë më parë, kreu i Qeverisë Ramush Haradinaj, ka emëruar këshilltarin e tij Avni Arifin, shef të negociatave me Beogradin./EO/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.